Kërko dhe rezervo fluturime online

Sistemi ynë i rezervimit ju ofron mundësi që në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë, të përzgjidhni fluturimet dhe t’i rezervoni ato direkt online. Sistemit i rezervimit do t’ ju përcjell në mënyrë të sigurt hap pas hapi deri tek realizimi i rezervimit. “Biletën” tuaj, respektivisht numrin e rezervimit me të cilin ju do të vini tek sporteli në ditën e fluturimit, mund ta pranoni sipas dëshirës tuaj, përmes e-mailit ose përmes SMS.

> Rezervoni online tani

Contact Center 24 h
  • Zvicer
  • +41 44 2211917
  • Gjermani
  • +49 211 162503
  • Itali
  • +390 240 708009
  • Belgjikë
  • +32 2 8080962
  • Francë
  • +33 4 81680184
  • Austri
  • +43 720 881473
  • Britani e m.
  • +44 203 3189435
  • Kosovë
  • +381 38 222099
  • Maqedoni
  • +38 92 5111212
  • Suedia
  • +46 40 645 3560
  • Danimarka
  • +45 70 142 278
  • > Air Prishtina në qytetin tuaj me tarifa lokale

Termat dhe kushtet e përgjithshme (AGB)

Air Prishtina AG
Löwenstrasse 22
8001 Zürich

Air Prishtina AG është një organizator i fluturimeve. Kontrata e transportit ajror midis pasagjerit dhe Air Prishtina AG i nënshtrohet ligjit në fuqi dhe termave dhe kushteve të përgjithshme të paraqitura këtu. Përgjegjësia e kompanive ajrore operuese i nënshtrohet konventës së Varshavës dhe marrëveshjes së Montrealit ose Rregullores 2027/97 të BE-së.

1.Kushtet e rezervimeve

1.1 Rezervimet mund të bëhen online (www.airprishtina.com), përmes zyrave të partnerëve të Air Prishtina AG ose përmes Contact Center të Air Prishtina AG. Varësisht nga metoda e rezervimit, klientit do t’i dërgohet konfirmimi i rezervimit përmes E-mail-it, me SMS ose në formë tjetër. Konfirmimi përmban numrin e rezervimit, emrin e pasagjerit, informata mbi fluturimin dhe udhëzimet.

1.2 Rezervimi është i vlefshëm për Air Prishtina, në momentin kur pasagjeri ka pranuar përmes E-mail-it apo SMS-it konfirmimin e rezervimit. Për rezervime përmes telefonit në Contact Center (Qendrës së Thirrjeve) të Air Prishtina pranimi mund të bëhet gjithashtu pa formë në bazë të transmetimit telefonik mbi konfirmimin e rezervimit ose sipas një marrëveshjeje të vendosur.

1.3 Pasagjeri është i obliguar që menjëherë të verifikojë saktësinë e të dhënave në konfirmimin e pranuar çoftë në formë të shkruar ose përmes transmetimit telefonik dhe në rast se vëren pasaktësi, devijime eventuale, t’i bëjë ato të njohura për Air Prishtina AG. Pasaktësitë ose devijimet e paraqitura me vonesë nuk do të mund të tërhiqen nga prenotimi i kryer.

1.4 Të vlefshme janë ato shërbime dhe çmime të fluturimeve në momentin e realizimit të rezervimit. Çmimet e biletave të publikuara në ueb-faqe (www.airprishtina.com) azhurnohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shtrenjtohen ose lirohen. Zbritjet dhe ofertat speciale janë subjekt ndryshimi.

1.5 Transporti i pasagjerit mund të realizohet vetëm me posedimin e dokumenteve të nevojshme për udhëtim (pasaportë, letërnjoftim, kodi i rezervimit, vizë etj.). Çdo pasagjer është përgjegjës për respektimin e rregullave që janë të lidhura me udhëtimin. Pasagjeri i cili nuk mund të transportohet për shkak të mos-përmbajtjes së rregullave të udhëtimit për hyrje-dalje nga vendi, atëherë rimbursimi (rikthimi) i çmimit të paguar për fluturim nuk do të jetë i mundur.

1.6 Në rast se pasagjerit i ndalohet hyrja në një shtet të caktuar, ai është i detyruar që personalisht të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e transportit për t’u kthyer nga ai vend. Në këto raste shuma e paguar nuk mund të rimbursohet-kompensohet.

1.7 Prenotimi/rezervimi duhet të jetë i lëshuar në emër të pasagjerit i cili do të transportohet. Në rast se nuk është lëshuar në emrin e personit i cili do të fluturojë, atëherë detyrimi për të realizuar transportin e tij nuk është i vlefshëm. Në këto raste përjashtohet rimbursimi i pagesës së kryer.

1.8 Fëmijët nën moshën 12 vjet mund të transportohen vetëm në shoqërimin e një personi kujdestar të moshës madhore. Fëmijët të cilët duhet të udhëtojnë pa shoqërimin e personit kujdestar, duhet që së paku 48 orë para fluturimit të paraqiten pranë Air Prishtina AG, në të kundërtën transporti i tyre nuk është i garantuar. Në këto raste, duhet prenotuar shërbimin për përkujdesje të kompanive ajrore operuese resp. Handling Agents. Duhet pasur parasysh se në disa Shtete, në mënyrë që fëmijët nën moshën 18 vjet të kenë mundësi të udhëtojnë nga vendi i tyre pa përcjellje, duhet të paraqesin një formular-autorizimi të plotësuar nga kujdestarët ligjor të tyre. Përgjegjës për respektimin e këtyre rregullave është vetë pasagjeri. Në rast të mospërmbushjes të këtyre rregullave për udhëtim jashtë vendit, të cilat si pasojë çojnë në dështim të transportit të pasagjerit, atëherë rimbursimi i biletës së paguar të fluturimit është i prjashtuar. 

1.9 Udhëtimi i foshnjave (deri në 2 vjet) duhet njoftuar paraprakisht. Vendimare në konstatimin e moshës së fëmijës është koha para fluturimit. Në rast të rezervimit të fluturimit vajtje-ardhje, atëherë varet mosha në momentin para fluturimit kthyes.

1.10 Arritja e fluturimeve të mundshme lidhëse nuk është e garantuar.

1.11 Rezervimi i fluturimeve kthyese duhet konfirmuar së paku 48 orë para fluturimit përmes Call Center (Qendrës së Thirrjeve) të Air Prishtina AG. Mos-konfirmimi i fluturimit kthyes mund të rezultojë me një anulim të fluturimit. Në këto rrethana, transporti, fluturimi kthyes në aeroportin e planifikuar nuk është i garantuar dhe në qoftë se në fluturimin e dëshiruar ka ende vende të lira mund të kërkohet një pagesë shtesë.

2. Pagesat

Biletat e fluturimit të rezervuar në Air Prishtina AG mund të paguhen përmes kredi-kartelave bankare të pranuara nga Air Prishtina AG, me transaksion bankar ose me anë të faturës. Realizimi i pagesave me para në dorë është i mundur të kryhet pranë zyrave të partnerëve të Prishtina AG si edhe në „Air Prishtina Airport Sales“ (në sportelet e Air Prishtina në aeroport).

2.1 Pagesa përmes Kredi-kartelës

Mbetet obligim i pasagjerit t’i ofrojë Air Prishtina AG një kredi-kartelë të vlefshme dhe jo të falsifikuar apo në ndonjë formë të manipuluar. Në të kundërtën, Air Prishtina AG nuk mund të garantojë mbi çmimin apo rezervimin e ofruar. Në këto raste, Air Prishtina AG gëzon të drejtën të angazhojë një ndërmarrje inkasuese për të inkasuar borxhin. Në rast të pamundësisë ose mos-gatishmërisë për të kryer pagesën, dështimi për të kryer pagesën do të denoncohet pranë shoqërive ose organeve përgjegjëse (SCHUFA, Zyrës për arkëtimin e borxheve etj.).

2.2 Pagesat përmes transferit bankar

Dështimi në kryerjen e pagesës përmes transferit bankar ose në rast se nuk bëhet me kohën, Air Prishtina AG ka të drejtë të refuzojë realizimin e shërbimeve, posaçërisht transportin e pasagjerit. Në këto raste, Air Prishtina AG gëzon të drejtën të angazhojë një ndërmarrje inkasuese për të inkasuar borxhin. Në rast të pamundësisë ose mosgatishmërisë për të kryer pagesën, dështimi për të kryer pagesën do të denoncohet pranë shoqërive ose organeve përgjegjëse (SCHUFA, Zyrës për arkëtimin e borxheve etj.).

2.3 Pagesat me anë të faturës

2.3.1 Për realizimin e pagesës me anë të faturës, shuma e shënuar në faturë duhet paguar brenda afatit të përcaktuar në të (14 ditë kalendarike pas datës së faturës) dhe të kryhet në xhirollogarinë e shënuar. Metoda për realizimin e pagesave „Blerje me anë të faturës“ , për më tepër presupozon një kontroll të suksesshme kreditore përmes Billpay GmbH ose si faktor shërbyes bashkëpunues me Billpay. Ndikimi i vetëm i këtij kontrolli është në metodën e pagesave dhe jo mbi rezervimet. Air Prishtina AG rezervon të drejtën e saj që metodën e pagesës „Pagesë me anë të faturës“ të mos e pranojë për rezervime të caktuara dhe në vend të saj të kërkojë mënyra tjera të pagesës si p.sh. pagesë me kredi-kartelë bankare ose përmes transferit bankar.

2.3.2 Mënyra e pagesës „Pagesa me anë të faturës“ presupozon gatishmërinë për të vënë në dispozicion për Billpay dhe ose për një faktor bashkëpunues me Billpay të dhënat e nevojshme (emri-dhe mbiemri, adresa, data e lindjes, numri i telefonit) për procedimin e pagesës dhe verifikimit të identitetit dhe kontrollit kreditor. Përdorimi i këtyre të dhënave realizohet vetëm gjatë përdorimit të metodës „pagesë me anë të faturës“ , përndryshe të dhënat fshihen pas 30 minutave në mënyrë automatike.

2.3.3 Dështimi në kryerjen e pagesës së detyruar gjithashtu edhe pa paralajmërime shtesë rezulton vonesë. Në këtë rast duhet të paguhet kamata e vonesës prej 10% p.a. Procedurat e paralajmërimit realizohen përmes Billpay GmbH ose përmes faktorit të angazhuar për bashkëpunim me Billpay, të cilët janë të autorizuar që për çdo letër paralajmërimi të llogarisin një tarifë prej EUR 15,00. Gjithashtu kanë për obligim përfshirjen në faturë edhe tarifat e tjera dhe ne veçanti shpenzimet për procedurat e inkasimit të borxhit ose shpenzimet e angazhimit të një avokati. Për më tepër, Billpay mund të refuzojë përdorimin e modaliteteve të pagesave të kontratave të blerjes gjithashtu edhe në raport me tregtarë tjerë. Vlejnë kushtet dhe termat e përgjithshme të Billpay GmbH.

3.Ndryshimet e fluturimeve, pasagjerit dhe anulimet

3.1 Ndryshimi i fluturimit është i mundur përderisa ka vende të lira për fluturimin e ri të dëshiruar ku mund të bëhet kundrejt pagesës prej EUR 20.- gjegjësisht CHF 30,- për pasagjer dhe duhet bërë deri në 48 orë para fluturimit. Përveç kësaj mund të ketë edhe shpenzime shtesë si rezultat i ndryshimit tarifor. Për ndryshimin e fluturimeve me tarifë më të ulët do të vlejë çmimi fillestar i fluturimit.

3.2 Ndryshimi i pasagjerit mund të bëhet deri në 3 orë para nisjes së fluturimit të planifikuar. Në këtë rast shpenzimet shtesë përcaktohen sipas tarifës për linjën e fluturimit në momentin e ndryshimit të pasagjerit. Në qoftë se në momentin e ndryshimit të personit për udhëtim, çmimi aktual i fluturimit për destinacionin e caktuar është më i lartë se në momentin e rezervimit të parë, duhet paguar shuma e diferencës. Kurse përjashtohet kompensimi në rast të çmimit më të ulët.

3.3 Pasagjeri është i detyruar të shfrytëzojë vajtje-ardhjen. Nëse nuk shfrytëzohet vajtja, atëherë ardhja/kthimi anulohet në mënyrë automatike. Kthimi i pagesës së bërë për fluturim është i përjashtuar. E njëjta vlen edhe në rast të mos-shfrytëzimit të fluturimit kthyes.

3.4 Pasagjeri ka të drejtë që në çdo kohë të tërhiqet (të anuloj fluturimin) nga fluturimi i planifikuar. Vendimtar është momenti i pranimit të anulimit të rezervimit nga Air Prishtina AG. Rekomandohet të dorëzohet një deklaratë sqaruese me shkrim. Anulimi pas nisjes së fluturimit nuk është më i mundur. Në rast të anulimit të fluturimeve të rezervuara është përcaktuar kompensimi për anulime si në vijim:

prej 9 deri në 5 ditë para fluturimit 25% e çmimit të biletës,
prej 4 deri në 2 ditë 50% e çmimit të biletës,
prej 1 deri 0 ditë para fluturimit 100% të biletës.
Rekomandohet të lidhet një marrëveshje sigurimi.

Kthimi i pjesshëm ose i plotë i shumës së paguar për biletë- pavarësisht mënyrës së pagesës, mund të bëhet vetëm në formë të një kredie. Kredia është e vlefshme 6 muaj nga data e lëshimit. Nëse ajo nuk shfrytëzohet brenda afatit të caktuar, bëhet e pavlefshme.

3.5 Ofertat e kufizuara speciale për fluturimet me një çmim prej më pak se CHF 100,- ose EUR 80,- (fluturim i thjeshtë përfshirë taksat dhe tarifat) nuk mund të ndryshohen dhe të kompensohen.

3.6 Tarifat e Air Prishtina AG mund të ndryshojnë në çdo kohë. Këtu bëhet fjalë për tarifat e rezervimeve përmes telefonit, pagesat me kredi-kartelë, anulimet, ndryshimet e rezervimit ose tarifa të tjera. Këto tarifa mund që në çdo kohë të reduktohen, të ngritën si edhe të largohen krejtësisht.

4. Konfigurimi i vend-uljes

Nëse nga kompanitë ajrore operuese është e mundshme teknikisht, atëherë pasagjerët kanë mundësinë të përzgjedhin për t’u ulur në një ulëse të caktuar standarde ose në një VIP-ulëse me më shumë hapësirë për këmbët (vend-ulëse në rendin e parë si edhe vend-ulëse pranë daljeve). Pasagjerët mund ta bëjnë rezervimin varësisht ulëseve në dispozicion dhe kundrejt një pagese për person prej CHF 10,- ose EUR 8, (vend-ulëse standarde) dhe CH20,- ose EUR 15,- (vend-ulëse VIP). Air Prishtina AG ka të drejtën e rezervuar, që vendet e rezervuara ti ri-konfigurojë nëse kjo kërkohet nga kompanitë ajrore për shkak të arsyeve të sigurisë etj. Në këto raste Air Prishtina AG, personit në fjalë do t’i kompensoj tarifën e paguar.

5. Nisja dhe pasojat e vonesave

5.1 Dokumentet e udhëtimit dhe konfirmimin e rezervimit duhet ti keni të gatshme gjatë Check-In.

5.2 Pasagjerët duhet të jenë pranë Check-In të aeroportit 2 orë para nisjes së fluturimit. 5.3 Nëse nuk respektohen afatet e përgatitjes për nisje, Air Prishtina AG rezervon të drejtën që të anulojë rezervimet.

6. Bagazhi

Rregullat në lidhje me bagazhin janë të ndryshme varësisht nga kompania ajrore. Vlejnë rregullat e përcaktuara nga kompania ajrore e cila realizon fluturimin, Duhet doemos të respektohen rregullat për valixhe të dorës dhe rregullat aktuale të sigurisë.

7. Të dhënat personale

Pasagjeri e autorizon Air Prishtina AG që ti përdorë të dhënat e tij personale (emrin, adresën, numrin e telefonit, E-mail adresën) për qëllime të rezervimit, pagesës së biletës, ofrimin e të dhënave për kompanitë ajrore, për ruajtjen, përdorimin dhe dërgimin në zyrat e Air Prishtina AG, përfaqësuesit e autorizuar, ndërmarrjet për lëshimin e kredi-kartelave ose kartave të bankës, personave të tretë të besueshëm dhe partnerëve bashkëpunues (Billpay GmbH, për metodën e pagesës „Pagesë me anë të faturës“) organeve qeveritare dhe kompanive ajrore të cilat realizojnë fluturimin.

8. Përgjegjësitë mbi dëmtimet

Përgjegjësitë zhdëmtuese në lidhje me pasagjerin, bagazhin dhe mallrat për shkak të vonesës, mos-transportin dhe anulimin është i rregulluar sipas rregullave të kompanive ajrore të cilat realizojnë fluturimin ose sipas konditave ligjore në fuqi (si p.sh Konventat Montreal/Varshavë ose Rregullores 2027/97 të BE-së). Çdo reklamim/ankesë, kërkesë për dëmshpërblim apo akuzë duhet paraqitur me shkrim pranë kompanisë ajrore e cila realizon fluturimin. Paraqitja e një raporti mbi dëmin pranë aeroportit ose në Air Prishtina AG nuk e zëvendëson njoftimin me shkrim që duhet dërguar në kompaninë ajrore përgjegjëse.

9. Fluturimet

Pasagjerët do të udhëtojnë me aeroplanët e linjave të rregullta si edhe me transportin-Charter të një kompanie ajrore zvicerane ose të huajën. Oraret e publikuara të fluturimeve, kompanitë ajrore dhe llojet e fluturimeve mund të pësojnë ndryshime afatshkurtra.

10. Reklamimi

Reklamimi/ankesat duhet të bëhen menjëherë pranë shërbimit të konsumatorëve të Air Prishtina AG: kontakt@airprishtina.com ose servicecenter@airprishtina.com.

11. Përdorimi i Ueb-faqes

Informatat, produktet dhe shërbimet të cilave mund t’u qaseni përmes kësaj ueb-faqeje, nuk lejohet të ndryshohen apo të përdoren për qëllime tjera.

12. Pranimi i këtyre kushteve dhe termave të përgjithshme (AGB)

Përdorimi i ueb-faqe www.airprishtina.com dhe shërbimet e prezantuara përmes saj nga Air Prishtina AG, janë subjekt i termave dhe kushteve të përgjithshme (AGB). Me përdorimin e kësaj ueb-faqeje, ju i pranoni kushtet dhe termat si të plota, përndryshe nuk ju lejohet përdorimi i ueb-faqes dhe shërbimet e ofruara përmes saj nga Air Prishtina.

13. Marrëveshjet shtesë

Marrëveshjet shtesë, amendamentet, ndryshimet ose sigurimet tjera janë të efektshme vetëm atëherë kur të jenë të konfirmuara me shkrim.

14. Ligji në fuqi

Kontrata është kryesisht subjekt i ligjit zviceran.
Selia gjyqësore është në Cyrih, Zvicër.
Versioni gjerman i këtyre termave dhe kushteve të përgjithshme ka përparësi nga versioni i përkthyer.

15. Klauzola Salvatore (e veçimit)

Nëse një ose më shumë dispozita të kësaj kontrate janë ose bëhen të pavlefshme, kështu vlefshmëria e dispozitave të tjera të kontratës mbesin të paprekshme.

16. Gjendja

Këto kushte janë të datës 15.03.2013.
Në rast se keni vështirësi për t’i kuptuar këto informata, kontaktoni për ndihmë në Call Center (Qendra e Thirrjeve) të Air Prishtina AG përmes numrit të telefonit: +41 44 221 19 17.