Kërko dhe rezervo fluturime online

Sistemi ynë i rezervimit ju ofron mundësi që në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë, të përzgjidhni fluturimet dhe t’i rezervoni ato direkt online. Sistemit i rezervimit do t’ ju përcjell në mënyrë të sigurt hap pas hapi deri tek realizimi i rezervimit. “Biletën” tuaj, respektivisht numrin e rezervimit me të cilin ju do të vini tek sporteli në ditën e fluturimit, mund ta pranoni sipas dëshirës tuaj, përmes e-mailit ose përmes SMS.

> Rezervoni online tani

Contact Center 24 h
  • Zvicer
  • +41 44 2211917
  • Gjermani
  • +49 211 162503
  • Itali
  • +390 240 708009
  • Belgjikë
  • +32 2 8080962
  • Francë
  • +33 4 81680184
  • Austri
  • +43 720 881473
  • Britani e m.
  • +44 203 3189435
  • Kosovë
  • +381 38 222099
  • Maqedoni
  • +38 92 5111212
  • Suedia
  • +46 40 645 3560
  • Danimarka
  • +45 70 142 278
  • > Air Prishtina në qytetin tuaj me tarifa lokale

Profili

Air Prishtina qëndron për:

Përmirësim të vazhdueshëm të kualitetit dhe sigurisë

Është besimi i klientëve tanë, i partnerëve dhe i bashkëpunëtorëve tanë, ajo që na detyron ne, që edhe në të ardhmen të mbajmë konsekuent kualitetin e udhëtimeve tona. Me synimet tona primare që të kemi profesionalitet dhe angazhim, ne kërkojmë përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve tona.

Partneritet Optimal

Përzgjedhja jonë me shumë kujdes e partnerëve tanë në fluturimet tona është prioriteti ynë kryesor, në mënyrë që të sigurohen parimet tona kryesore si besueshmëria dhe siguria.

Vlerat shtesë sociale dhe ekonomike

Ne i përdorim resurset tona njerzore dhe financiare me shumë kujdes dhe maturi. Resurset financiare investohen në mënyrë të besueshme sipas dijes dhe ndërgjegjjes më të lartë, me qëllimin që të sigurohet ardhmëria afatgjate e ndërmarrjes tonë.

Krenar për stafin

Përmes angazhimit të stafit tonë në të gjithë Evropën, të cilët në bazë të mundësive konsiderojnë kualifikimin, ne kërkojmë kreativitet dhe motivacion në punë. Stafi jonë pasqyron bazën e suksesit të ndërmarrjes sonë.

Përgjegjësi dhe përkushtim i përbashkët

Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësin tonë sociale dhe përkujdesemi për vende pune të sigurta dhe kushte të mira në punë. Ne angazhohemi për humanitet për njerëzit tanë me fondacionin tonë „Bexhet Sallahu“.

Njerëzit në rend të parë

Ne veprojmë në bazë të principeve të etikës dhe vendosim klientët tanë në rend të pare si njerëz.

T‘i vendosësh vetës sfidat në treg

Ne jemi të vetëdijshëm se progresiviteti, strukturat organizative racionale, zgjerimi dhe inovacioni, substancialisht përcaktojnë suksesin dhe ekzistencën tonë.