Kërko dhe rezervo fluturime online
Sistemi ynë i rezervimit ju ofron mundësi që në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë, të përzgjidhni fluturimet dhe t’i rezervoni ato direkt online. Sistemit i rezervimit do t’ ju përcjell në mënyrë të sigurt hap pas hapi deri tek realizimi i rezervimit. “Biletën” tuaj, respektivisht numrin e rezervimit me të cilin ju do të vini tek sporteli në ditën e fluturimit, mund ta pranoni sipas dëshirës tuaj, përmes e-mailit ose përmes SMS.
> Rezervoni online tani
Contact Center 24 h
- Zvicer
- +41 44 2211917
- Gjermani
- +49 211 162503
- Itali
- +390 240 708009
- Belgjikë
- +32 2 8080962
- Francë
- +33 4 81680184
- Austri
- +43 720 881473
- Britani e m.
- +44 203 3189435
- Kosovë
- +381 38 222099
- Maqedoni
- +38 92 5111212
- Suedia
- +46 40 645 3560
- Danimarka
- +45 70 142 278
- > Air Prishtina në qytetin tuaj me tarifa lokale
Partnerët tanë për fluturime të besueshme
Air Prishtina punon në mënyrë të suksesshme për vite me radhë me partnerë të mirënjohur nga
Europa në realizimin e fluturimeve, për të garantuar kualitet, besueshmëri dhe siguri. Partnerët
tanë na japin mundësinë për të ofruar fluturime në klasa të ndryshme të çmimeve.

Swiss International Air Lines
Në bashkëpunim me kompaninë ajrore të klasit të lartë Swiss International Air Lines, do të ofrohen linjat: Cyrih – Prishtinë dhe Cyrih - Shkup.

Edelweiss Air
Edelweiss Air gjithashtu konsiderohet si partneri ynë bashkëpunues shumëvjeçar. Bashkëpunimi ynë vazhdon prej vitit 2005. Përmes kompanisë në fjalë ne mbajmë linjat: Gjenevë – Prishtinë si edhe Cyrih – Shkup dhe Cyrih – Prishtinë.

Germania
Në Korrik të vitit 2012 kemi filluar një bashkëpunim të ngushtë me Germania. Përmes kësaj kompanie të mirënjohur realizohen fluturime të shpeshta gjatë javës në linjat Dyzeldorf, Stutgart dhe Mynih për në Prishtinë
Adria Airways
Adria Airways me mbi 50 vjet eksperiencë, tani si partner ynë me fluturime direkte nga Italia për në Prishtinë dhe Shkup.
Jetairfly

TUI-Airline e ka selinë e saj në Belgjikë dhe me angazhimin tonë kryen fluturime direkte nga Brukseli apo nga aeroporte të tjera belge për në Prishtinë.
Helvetic Airways
Helvetic fluturon për ne me një cilësi dhe besueshmëri zvicerane non-stop nga Zvicra për në Prishtinë dhe Shkup.

TAV Airport Holding
Në bashkëpunim me operatorin e aeroportit TAV, Air Prishtina jep kontribut thelbësor në zhvillimin e fluturimeve ose në sjelljen e pasagjerëve nga Shkupi. Sot Air Prishtina është njëri nga partnerët më të rëndësishëm të aeroportit të Shkupit.

