Kërko dhe rezervo fluturime online

Sistemi ynë i rezervimit ju ofron mundësi që në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë, të përzgjidhni fluturimet dhe t’i rezervoni ato direkt online. Sistemit i rezervimit do t’ ju përcjell në mënyrë të sigurt hap pas hapi deri tek realizimi i rezervimit. “Biletën” tuaj, respektivisht numrin e rezervimit me të cilin ju do të vini tek sporteli në ditën e fluturimit, mund ta pranoni sipas dëshirës tuaj, përmes e-mailit ose përmes SMS.

> Rezervoni online tani

Contact Center 24 h
  • Zvicer
  • +41 44 2211917
  • Gjermani
  • +49 211 162503
  • Itali
  • +390 240 708009
  • Belgjikë
  • +32 2 8080962
  • Francë
  • +33 4 26033285
  • Austri
  • +43 720 881473
  • Britani e m.
  • +44 203 3189435
  • Kosovë
  • +381 38 222099
  • Maqedoni
  • +38 92 5111212
  • Suedia
  • +46 40 645 3560
  • Danimarka
  • +45 70 142 278
  • > Air Prishtina në qytetin tuaj me tarifa lokale

Air Prishtina. Your best way home

Tash e 3 dekada me korrektësi jemi vendosur si urë lidhëse për në vendlindje dhe familje. Në fillim si Reisebüro Prishtina, ndërsa prej 01.01.2005 si Air Prishtina. Sot, ne jemi ofruesi kryesor dhe ofruesi prijës i fluturimeve të leverdisshme dhe cilësore për në Kosovë dhe Maqedoni.

Përveç linjave të rregullta të fluturimeve nga selia jonë kryesore në Zvicër për në vendlindje, ne gjithashtu ju ofrojmë linja të rregullta edhe nga një numër i madh i qyteteve tjera të Evropës, numri i të cilëvë është gjithnjë në rritje.

Air Prishtina, The gate to Europe

Air Prishtina është gjithnjë në zhvillim e sipër e me këtë gjithashtu si një portë për kosovarët dhe maqedonasit për në Evropë dhe në të gjithë botën. Nga Shkupi dhe Prishtina, ne ofrojmë lirinë për të udhëtuar. Me linja të rregullta të fluturimit për në destinacione të shumta në Evropë dhe me përzgjedhje individuale të fluturimeve për në gjithë botën.

Air Prishtina. Prijës për cilësi dhe besueshmëri

Është synimi ynë i palëkundshëm të mbesim ofruesi kryesor i fluturimeve për në Kosovë dhe Maqedoni dhe pavarësisht konkurrencës së ashpër, të forcojmë dhe ngrisim këtë pozicion. Prandaj, angazhimi dhe përpjekja jonë maksimale është që të plotësojmë dëshirat e klientëve tanë duke ofruar çmime dhe shërbime optimale. Përmes përzgjedhjes me kujdes të partnerëve tanë, ne kujdesemi që në të gjitha kategoritë e çmimeve të ofrojmë një standard të kualitetit të lartë dhe të sigurojmë pavarësinë tonë si një ndërmarrje e posaçme me rrënjë të forta rajonale. Zbatimi i besueshëm i fluturimeve, cilësia e lartë për vlerën e paguar, stafi miqësor dhe kompetent janë baza e suksesit tonë të qëndrueshëm dhe pozitës udhëheqëse në treg.

Ne bashkëpunojmë me të gjitha kompanitë e mirënjohura ajrore të botës dhe në këtë mënyrë plotësojmë kriteret tona të larta për cilësi, besueshmëri dhe siguri. Përmes bashkëpunimit intenziv me Avio-kompanitë udhëheqëse si Swiss, Edelweiss Air, Germania dhe Helvetic Airways, ne i mundësojmë klientëve tanë një rrjet fluturimesh me fluturime direkte për shumë destinacione në Evropë me një nivel të ulët dhe afatgjatë të çmimeve.

Tek Air Prishtina ne kombinojmë organizimin efiçent me kualitet të lartë të këshillimit, mbështetjes dhe trajtimit. Bashkëpunëtorë të cilët zotërojnë disa gjuhë të huaja, të cilët janë të specializuar për fluturime nga shumë destinacione të ndryshme të Europës për në Kosovë/Maqedoni janë personat tuaj kontaktues për të gjitha pyetjet. Pa marrë parasysh se çfarë lloj udhëtimi do të jetë, qoftë kjo vizitë familjare, një udhëtim zyrtar apo thjesht vetëm një pushim, ne jemi të vetmit që mund t’ju këshillojmë në mënyrë kompetente dhe sa më gjerësisht.

Për të bërë fluturimin/udhëtimin tuaj sa më të rehatshëm në përdorim mjete moderne te komunikimit (Telefon, Internet, email, SMS) dhe ju ofrojmë shërbime të shumta si Call Center 24 h, Web-Check-in dhe E-Bileta. Një sistem rezervimi online profesional, ju lehtëson juve që të gjeni fluturimin më të mirë për ju, ta rezervoni atë direkt dhe ta bëni pagesën përmes një sistemi të sigurt.

Në përzemërsisht i falënderojmë klientët tanë për besimin e treguar. Klientët tanë të rregullt, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje e sipër, i falënderojmë për rekomandimet e bëra për fluturimet tona. Besimi i juaj ndaj ndërmarrjes, ndërmarrjes e cila ende jeton me frymën e Bexhet Sallahut, konsiderohet si një mirënjohje e veçantë.