Kërko dhe rezervo fluturime online

Sistemi ynë i rezervimit ju ofron mundësi që në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë, të përzgjidhni fluturimet dhe t’i rezervoni ato direkt online. Sistemit i rezervimit do t’ ju përcjell në mënyrë të sigurt hap pas hapi deri tek realizimi i rezervimit. “Biletën” tuaj, respektivisht numrin e rezervimit me të cilin ju do të vini tek sporteli në ditën e fluturimit, mund ta pranoni sipas dëshirës tuaj, përmes e-mailit ose përmes SMS.

> Rezervoni online tani

Contact Center 24 h
  • Zvicer
  • +41 44 2211917
  • Gjermani
  • +49 211 162503
  • Itali
  • +390 240 708009
  • Belgjikë
  • +32 2 8080962
  • Francë
  • +33 4 81680184
  • Austri
  • +43 720 881473
  • Britani e m.
  • +44 203 3189435
  • Kosovë
  • +381 38 222099
  • Maqedoni
  • +38 92 5111212
  • Suedia
  • +46 40 645 3560
  • Danimarka
  • +45 70 142 278
  • > Air Prishtina në qytetin tuaj me tarifa lokale

Bonus-programi me Air Prishtina Card

Publikues:
Air Prishtina Sh.A.
Sektori për shërbime klientësh

Air Prishtina Sh.A. (Air Prishtina) është pronare dhe publikuese e kartës “Air Prishtina Card”.

Për fitimin e bonuseve, shfrytëzimin e tyre dhe zbatimin e përgjithshëm, vlejnë kushtet në vijim:

1. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë personat fizik dhe juridik.

2. Pjesëmarrja fillon pas aplikimit dhe pas lëshimit të kartës Air Prishtina Card. Pro person mund të hapet vetëm një konto. Nuk ekziston e drejtë ligjore për pjesëmarrjen. Air Prishtina ka të drejtë që pa dhënie të arsyeve të mohojë të drejtën e pjesëmarrjes në bonus-programin e Air Prishtina Card.

3. Bonus-programi i Air Prishtina Card bazohet në llogaritjen e bonusit (lirimit,zbritjes). Për çdo destinacion të bërë me një fluturim të rregullt apo çarter i paguar në tërësi, i cili rezervohet në këtë ueb-faqe me çmimin aktual të publikuar për fluturimin, pjesëmarrësit i shënohen si kredi 5% bonus. Lartësia e kredisë (bonusit) varet nga çmimi i biletës. Në llogaritjen e bonusit nuk marrin pjesë taksat e aeroportit dhe tatimet tjera. Bonusi i gjeneruar mund të shfrytëzohet gjatë fluturimit të ardhshëm, në mënyrë që do të minusohet vlera e tij nga çmimi i biletës.

4. Bonuset e programeve tjera nuk mund të kreditohen në bonus-programin e Air Prishtinës.

5. Bonusi i mbledhur nuk mund të bartet e as nuk mund të merret në formë parash.

6. Bonuset e gjeneruara i shënohen pjesëmarrësit si kredi vetëm nëse dëshmon se posedon kartën Air Prishtina Card, gjegjësisht nëse në qendrën telefonike (Call Center) përmes telefonit e tregon numrin e klientit që është në kartë. Kreditim retroaktiv i bonuseve për rezervime veçmë të bëra nuk është i mundur.

7. Për gjendjen aktuale të bonuseve, pjesëmarrësi mund të njoftohet onlajn ose në Call Center.

8. Ndalohet shitja, ndërrimi si dhe ofrimi ne aukcion personave të tretë i kartës Air Prishtina Card. Nëse pjesëmarrësi bën keqpërdorim të kartës, Air Prishtina ka të drejtë ta bllokojë gjegjësisht ta tërheqë kartën Air Prishtina Card si dhe të mohojë shfrytëzimin e bonusit. Pronare e Air Prishtina Card është Air Prishtina Sh.A.

9. Nëse bonusi i mbledhur nuk shfrytëzohet brenda 24 muajsh nga fluturimi përkatës për një rezervim tjetër, atëherë bëhet i pavlefshëm në fundin e kuartalit të ardhshëm.

10. Air Prishtina ka të drejtë që bonus-programin Air Prishtina Card ta ndërprejë si të tillë ose ta zavendësojë me një program tjetër. Lartësia e bonusit (në përqindje) mund të ndryshohet nga Air Prishtina në çdo kohë.

11. Të dhënat personale që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen do të përpunohen dhe përdoren për qëllime që i shërbejnë realizimit të programit.

12. Kontrata i nënshtrohet ekskluzivisht të drejtës zvicërane. Jurisdiksioni kompetent është Cyrihu, Zvicër.

13. Nëse një ose më shumë dispozita të kësaj kontrate bëhen të pavlefshme, me anë të kësaj nuk preket vlefshmëria e dispozitave të tjera.

Këto kushte vlejnë nga 01.02.2012. Nëse keni vështirësi për t’i kuptuar këto të dhëna, atëherë ju ndihmon qendra telefonike (Call Center) e Air Prishtinës në numrin e telefonit +41 44 221 19 17.